LAJMI I FUNDIT:

Standard: Tirana dhe Lviv dy qytetet më të preferuara për të pushuar në Evropë

Standard: Tirana dhe Lviv dy qytetet më të preferuara për të pushuar në Evropë

Gazeta britanike “Standard” ka publikuar një artikull mbi qytetet më të lira për të pushuar në Evropë, mes të cilave renditet edhe Tirana.

Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, artikulli identifikon 10 qytete evropiane, që sipas tyre, po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.

Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana pason vendin e dytë në këtë renditje, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Evropë.


Lista vijon me Katovicën në Poloni, Kosice në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalia në Turqi, dhe Bari në Itali.

Ndërsa, tre vendet e tjera që përmbyllin listën, janë: Moska në Rusi, Lisbona në Portugali dhe Alkmaar në Holandë.

Sipas të dhënave të këtij raporti, Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 sterlina.

Lista me 10 qytetet më të preferuara dhe çmimet për dy persona për një fundjavë:
1. Lviv, Ukrainë – £137.42
2. Tiranë, Shqipëri – £153.43
3. Katovicë, Poloni – £191.72
4. Kosice, Sllovaki – £195.52
5. Kaunas, Lituani – £236.79
6. Antalja, Turqi – £245.57
7. Bari, Itali – £294.38
8. Moskë, Rusi – £336.26
9. Lisbonë, Portugali – £378.12
10. Alkmaar, Holandë – £409.69 /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori