Aktori veteran aktualisht është duke xhiruar në Brazil filmin “The Expendables”, në të cilin janë të përfshirë yje të shumta filmike, përfshirë Jet Li, Mickey Rourke dhe Jason Statham.

Në film ishte angazhuar edhe Forest Whitaker, por ai kishte hequr dorë për shkak të konflikteve të orarit, ndërsa ‘Rocky’ ka kërkuar nga reperi 50 Cent që ta luajë rolin e tij- derisa ky vendim është kritikuar nga fansat e filmit nëpër forume të ndryshme.

“Ju lutem të gjithëve të jeni pozitivë, jo negativë. Unë nuk jam vetëshkatërrues. E kuptoj që jeni të nevrikosur që aktron 50 Cent, mirëpo nuk është e drejtë. ‘Një lojtar është po aq i mirë sa trajneri i tij’. Më besoni se ky ndryshim që është bërë në film do të jetë pozitiv”, ka shkruar Sly në forumin “StalloneZone”.