LAJMI I FUNDIT:

Stafi i USAID-it merr një email tjetër – urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër – urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë udhëzime të reja.

Ushtruesja e detyrës së sekretarit ekzekutiv, Erica Y. Carr, ka dërguar një email ku falënderon stafin për largimin e kasafortave konfidenciale dhe dokumentacionit nga zyrat në Uashington.

Gjithashtu, ajo u ka kërkuar atyre të mblidhen në oborrin e ndërtesës për një aktivitet të tërë ditës, gjatë të cilit do të djegin dokumente.


“Së pari, priteni sa më shumë dokumente dhe rezervoni thasët për djegie në periudhën kur pajisjet për prerjen e letrës do të jenë të disponueshme”, thuhet në email.

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja
Lexo po ashtu Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Zakonisht, dokumentet e destinuara për djegie vulosen në thasë dhe transportohen në një vend të sigurt për t’u shkatërruar, shkruan theguardian.

Në email gjithashtu thuhet se stafi duhet të shkruajë në thasë “SECRET” dhe “USAID (B/IO)”, që i referohet një byroje ose zyre të pavarur.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, konfirmoi dy ditë më parë se 83 për qind e kontratave të USAID-it janë anuluar zyrtarisht.

Dokumentet konfidenciale në USAID dolën në dritë muajin e kaluar, kur administrata e presidentit, Donald Trump vendosi t’i dërgojë në pushim dy zyrtarët më të lartë të sigurisë të agjencisë, pasi ata refuzuan t’u jepnin qasje anëtarëve të grupeve të Elon Muskut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori