LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° rain

Spitali i Prizrenit me mbi 4 mijë e 700 operacione dhe mbi 19 mijë pacientë të hospitalizuar gjatë vitit 2024

Spitali i Prizrenit me mbi 4 mijë e 700 operacione dhe mbi 19 mijë pacientë të hospitalizuar gjatë vitit 2024
Foto: Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore për mijëra pacientë.

Brenda dymbëdhjetë muajve të kaluar në këtë institucion shëndetësor janë hospitalizuar afër mbi 19 mijë pacientë, dhe janë realizuar mbi 4 mijë e 700 operacione të ndryshme.

“Sipas raportit vjetor, vitin e kaluar u hospitalizuan gjithsej 19,274 pacientë, të cilët shfrytëzuan 66,790 ditë shërimi. Gjithashtu, u kryen 4,719 operacione të ndryshme dhe 30,172 dializa, ndërsa spitali ofroi 297,684 vizita ambulatore dhe regjistroi 2,416 lindje”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit, raporton Telegrafi.


Aty është nënvizuar edhe funksionalizimi i tri shërbimeve të reja, si rezonanca magnetike, laboratori i kardiologjisë invazive dhe kirurgjia maksilofaciale.

“Shërbimi i MRI-së ka startuar në shkurt dhe ka realizuar 1,505 MRI. Laboratori i kardiologjisë invazive është funksionalizuar në qershor dhe ka realizuar 311 koronografi. Kirurgjia maksilofaciale është funksionalizuar në korrik dhe ka hospitalizuar 150 pacientë, ka kryer 49 operacione dhe ka ofruar 1,407 vizita ambulatore”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Të gjitha këto sipas njoftimit të Spitalit të Prizrenit janë tregues për angazhimin e menaxhmentit dhe të gjithë punonjësve të këtij institucioni për të ofruar shërbime më të avancuara dhe për të përmbushur nevojat e popullatës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dodik shfaqet nga Moska

Dodik shfaqet nga Moska

Bosnja
Gjermania

Gjermania "lë pas historinë" - fillon përgatitjet për luftë

Evropa
Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Lajme
Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Shëndetësi
Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Siguri
Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori