Edhe pse 1 Maji ishte ditë pushimi zyrtar, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vazhduar punën me kapacitete të plota, duke ofruar shërbime për qindra qytetarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme janë pranuar 12 pacientë të rinj për trajtim të mëtutjeshëm, nga gjithsej 268 vizita specialistike të realizuara.


Aktualisht, 184 pacientë janë të shtrirë në këtë institucion dhe po marrin përkujdesje shëndetësore.

Gjatë të njëjtës ditë janë kryer edhe:

1,090 analiza laboratorike për 148 pacientë

1 operacion i suksesshëm

39 seanca dialize

40 ekzaminime me rëntgen

39 ekzaminime me ultrazë

Nga spitali theksojnë se puna e stafit mjekësor nuk ndalet as në ditët e festave zyrtare, me qëllim të garantimit të shërbimeve cilësore dhe të pandërprera për të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim./Telegrafi/