LAJMI I FUNDIT:

Spitali në Wuhan njofton vdekjen e mjekut pas konfuzionit në mediat shtetërore kineze

Spitali në Wuhan njofton vdekjen e mjekut pas konfuzionit në mediat shtetërore kineze

Li Wenliang, mjeku kinez që paralajmëroi publikun për një sëmundje të mundshme si “SARS” në dhjetor të 2019, ka vdekur, sipas Spitalit Qendror në Wuhan.

Konfirmimi pason një seri deklaratash kontradiktore në lidhje me gjendjen e tij nga spitali dhe mediat shtetërore kineze.

Vdekja e tij u raportua nga gazeta shtetërore Global Times rreth orës 21:30 me kohën lokale sot.


“Okulisti i spitalit tonë Li Wenliang ishte fatkeqësisht i infektuar me coronavirus gjatë punës së tij në luftën kundër epidemisë së virusit vdekjeprurës”, thuhet në deklaratën e fundit të spitalit, transmeton Telegrafi.

“Ai vdiq në 2:58 të mëngjesit, më 7 shkurt (të kohës lokale kineze), pasi përpjekjet për t’ia përmirësuar gjendjen ishin të pasuksesshme”.

Më parë të enjten natën, disa media të shtetit kishin raportuar vdekjen e Li, pas së cilës rrjetet sociale kineze shpërthyen në pikëllim dhe zemërim të thellë.

Disa orë konfuzion pasuan, sepse Spitali Qendror në Wuhan kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se Li ishte akoma i gjallë dhe në gjendje kritike, duke shtuar se ata ishin “duke bërë përpjekje për të ringjallur atë”.

Media shtetërore më pas fshiu shkrimin në Twitter. Spitali më vonë konfirmoi vdekjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori