Spektakël në pjesën e parë mes Interit dhe Romës, Dimarco dhe Dybala shënojnë gola të bukur

Interi dhe Roma kanë zhvilluar një pjesë të parë shumë të bukur, ku rezultati pas 45 minutash ishte 1-1.
Interi e nisi ndeshjen në sulm, duke shënuar që në start, por goli i Edin Dzekos u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR.
Pas kësaj Hakan Calhanoglu kishte rast të mirë në minutën e 21-të, por nuk e gjeti rrjetën.
Në minutën e 30-të erdhi goli i parë në ndeshje. Federico Dimarco shënoi goli të bukur për 1-0.
Pas goli të dy skuadrat kishin raste të tjerë. Interi rrezikoi me Dzekon, ndëras Roma me Leonadro Spiazolan dhe Paolo Dybalan, por gol nuk kishte.
Shifrat u baraspeshuan në minutën e 39-të, kur Dybala shënoi një gol të bukur me jë gjuajtje gjysmë volej brenda zonës për 1-1.
Deri në fund të pjesës së parë nuk ndryshuan më shifrat dhe dy skuadrat shkuan në pushim në barazim. /Telegrafi/



















































