LAJMI I FUNDIT:

Specialistët stomatologë nuk protestojnë këtë javë, presin veprimin e Qeverisë

Specialistët stomatologë nuk protestojnë këtë javë, presin veprimin e Qeverisë

Grupi i specialistëve të papunë të stomatologjisë, pas protestës së mbajtur sot, ka njoftuar se nuk do të ketë protesta të tjera në këtë javë, pasi janë në pritje të veprimit të Qeverisë, përcjell KosovaPress.

“Pas protestës së sotme para Qeverisë së Kosovës, ju njoftojmë se jemi thirrur në takim nga zonja Albena Reshitaj, këshilltare e kryeministrit. Zonja Reshitaj na tha se kryeministri Haradinaj ka kërkuar të informohet për problematikën tonë, dhe se shpejti do të organizohet një takim në mes të kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë, drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, që të shqyrtohen kërkesat tona. Ne konsiderojmë këtë si një qasje të mirë, takimi me zonjën Reshitaj ishte i mirëseardhur ngase po duhet që Qeveria e Kosovës dëshiron që të ketë një angazhim më të shtuar që çështja jonë të zgjidhet më në fund. E njoftojmë opinionin se në nuk do të mbajmë protesta në këtë javë, në pritje të veprimit të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Specialistët stomatologë me protesta vazhdojnë të kërkojnë punësimin e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Specialistët stomatologë me protesta vazhdojnë të kërkojnë punësimin e tyre (Foto)

Ndryshe, specialistët stomatologë të papunë për një orë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën e vetme punësimin në institucionet publike shëndetësore.


Përfaqësuesja e specialistëve stomatologë, Mirjeta Berisha, ka deklaruar se më shumë se 120 specialistë janë të papunë, dhe se çdo ditë po rritet numri i specialistëve të papunësuar.

Berisha u shpreh se për herë të tretë me radhë përmes protestave janë duke kërkuar të drejtën për punësim.

Ajo u shpreh se përveç disave që punojnë nga disa orë në institucionet private, shumica tjetër bredhin pa punë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori