Pas njoftimeve për vjedhje të mundshme brenda bankës ''Sparkasse'', për të cilin rast policia kishte nisur të hetojë, ka reaguar vetëe banka e përmendur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bankë konfirmon bashkëpunimin me policinë për të sqaruar rastet e ankesave të qytetarëve për gjoja mungesë parash dhe gjësendesh në sefat e kësaj banke.


''Sparkasse Bank Maqedonia së bashku me MPB-në, në pajtim me dispozitat ligjore zbaton procedurë hetimore në aspekt të izolimit të incidenteve të ndodhura me punën e sefave. Banka vazhdon që rregullisht t'i kryej aktivitetet në sferën e punës së sefave në pajtim me procedurat interne dhe dispozitat ligjore'', thuhet në reagimin e kësaj banke./Telegrafi/