Afati kalimtar veror 2019 ka nisur me vrull, ku deri më tani janë klubet e La Ligas që e kanë  diktuar ritmin dhe i kanë vendosur rekordet.

Deri më tani janë bërë 66 blerje të reja me një investim të paparë deri më tani, diku mbi 830 milionë euro. E gjithë kjo ka ndodhur në vetëm 33 ditë.


Në anën tjetër janë shitur 67 lojtarë për vlerën e 565 milionë euro .

Nëse vazhdon me këtë ritëm LaLiga është në rrugën e duhur për të dyfishuar  shumën e harxhuar prej 934,270,000  eurove verën e kaluar.

Shpenzimet e mëdha në La Liga

Për momentin futbolli spanjoll ka shpenzuar më shumë në transferime sesa ligat e tjera kryesore: Bundesliga (518 milionë euro), Serie A (533 milionë euro), Liga Premier (546 milionë euro), Ligue 1 (171 milionë euro).

Me 290 milionë euro të harxhuara deri më sot nga Real Madridi, kjo shumë e kalon kampionatin portugez dhe atë francez të kombinuar.

Messi vs Ramos Lionel Messi - Sergio Ramos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas Los Blancos në shpenzimet të mëdha vijnë Atletico me 177.2 milionë euro, Barça në 113 milionë euro dhe Sevilla me 92 milionë euro.

Harxhimet e klubeve tjera janë si vijojnë: Valencia (48 milionë), Betis (30m), Real Sociedad (21m), Celta (12m), Levante (12m) dhe Osasuna (10m), që të gjitha në shifrat dyshifrore.

Lojtarët

Sa i përket lojtarët Joao Felix është aktualisht investimi me i madh me 127.2 milionë euro, pastaj vjen Hazard (100m), De Jong (75m) dhe Jovic (60m).

Jashtë kampionatit spanjoll, shkojnë Lucas Hernández (80m), Rodrigo (70m) dhe Ndombelé (60m), me dy emrat e parë që janë larguar nga La Liga.

Tregu i verës së vitit 2017 ka parë klubet spanjolle të shpenzojnë së bashku më pak se pesë ligjet e mëdha në Evropë - vetëm 557 milionë euro.

1562273227 113164 1562274787 sumario normal

Në atë vit Liga Premier  ka regjistruar shpenzimet prej 1,369 miliard euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app