Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, përshëndeti suksesin e Romës pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës.

Klubi nga kryeqyteti italian kaloi me këtë rast në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe normalisht nuk munguan komentet e mira nga ish-trajneri i tyre.


"Roma ka arritur diçka të jashtëzakonshme. Mendoj se ata kanë luajtur ndeshje përkryer dhe komplimentoj të gjithë".

Luciano Spalletti Roma (Foto: Getty Images)

"Është një rezultat i rëndësishëm për futbollin italian. Të gjithë po flasin se si ata kanë shkatërruar Barcelonën".

"Është një fitore e merituar dhe ia heq kapelën të gjithëve", ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.

Roma dhe Interi janë rival dirket për një vend në tabelën e Serie A që në sezonin e ardhshëm dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i ardhshëm i Romës do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/

telegrafi sport app