Telegrafi

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Gareth Southgate tashmë ka siguruar një rol të ri në futboll, vetëm pak kohë pasi u largua nga posti i përzgjedhësit të Anglisë.

Me të përfunduar finalja e Euro 2024 aty ku pësuan humbje ndaj Spanjës, 53-vjeçari njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i përzgjedhësit.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime që të luajë për Anglinë dhe ta udhëheq Anglinë. Kjo do të thotë gjithçka për mua dhe unë kam dhënë më të mirën”.

“Por tani është koha për një ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin ndaj Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si përzgjedhës i Anglisë”, kishte thënë Southgate.

Ai tani ka vendosur që të bëhet një vëzhgues teknik i UEFA-s, një rol të cilin pritet ta nis gjatë muajve në vazhdim.

Por, çfarë përfshin ky rol? Southgate dhe kolegët e tij të tjerë vëzhgues teknikë, do të analizojnë ndeshjet nga perspektiva e trajnerit, për ta ndihmuar UEFA-n që të vendos trende të reja dhe të përmirësojë edukimin e trajnerëve.

Pas çdo ndeshje, ata do të përpilojnë një raport të saj, duke përdor video dhe të dhëna për të ilustruar aspektin taktik të saj.

Southgate gjithashtu do të ketë qasje në disa kënde të ndryshme të kamerave, pamje nga ndeshja, pamje nga mbrapa portës të cilat që të gjitha do të marrin pjesë në raport.

Një numër i njohur trajnerësh tashmë kanë marrë pjesë në këtë projekt, duke përfshirë Fabio Capello, Avram Grant dhe Frank De Boer, të cilët ishin vëzhgues teknikë gjatë Euro 2024./Telegrafi/