Southamptoni dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Topçinjtë kanë humbur një mundësi të mirë për tu ngjitur në 'Top 4' të Ligës Premier pas barazimit në udhëtim te Southamptoni, por edhe një pikë është e artë pas goli i barazimit erdhi fare në fund të ndeshjes.


Golat në këtë takim u shënuan nga Charlie Austin (3') për Southamptonin, ndërsa për skuadrën e Arsene Wengerit shënoi Olivier Giroud (88').

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte lojtari i vendasve, Dusan Tadic, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e Arsenalit, Per Mertesacker, i cili u vlerësua me notë 5.2.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, luajti për 70 minuta në këtë ndeshje dhe pati paraqitje të mirë duke marr vlerësim me notë 6.8. /Telegrafi/  Southampton: 

notat arsenali 2 e1512914893720

Arsenal:

notat arsenali 3 e1512914930884

telegrafi sport app