Gareth Southgate pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacionin e Anglisë në përballjen ndaj Kosovës.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i ‘Tre Luanëve’ në përballje e fundit të Grupit A për kualifikimet në Euro 2020.


‘Dardanët’ tashmë kanë humbur shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian pas humbjes 2-1 në udhëtim te Republika Çeke, ndërsa në përballjen e të dielës do të luajnë për krenarinë e vendin tonë.

kosova anglia

Southgate ka vendosur që në portë të startojë sërish me Jordan Pickford.

Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kirean Trippier, Harry Maguire, Tyrone Mings dhe Danny Rose.

Mesfushor defanziv do të jetë i vetmuar Declan Rice, ndërsa para tij do të rënditen, Mason Mount dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Raheem Sterling dhe Callum Hudson-Odoi do ta ndihmojnë Tammy Ambrahamin të vetmuar në sulm, e që do të shpresojnë në fitore ndaj Kosovës për të qëndrua lider të Grupit A. /Telegrafi/

mount

telegrafi sport app