LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës

Sot zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës

Zhvillohen sot në mbrëmje ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës.

Në Bruksel, Anderlecht do të presë Manchester United, që konsiderohet si pretendenti kryesor për fitoren e trofeut.

Anderlecht gëzon një formë shumë të mirë në shtëpi në këtë kompeticion, pasi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit. Ndërsa “Djajtë e Kuq”, në 6 ndeshje evropiane nuk kanë humbur asnjëherë dhe kanë një bilanc me 6 fitore dhe 1 barazim.


Celta Vigo do të presë në fushën e saj Genkun, me të cilin ajo përballet për herë të parë. Në këtë sezon, iberikët kanë shënuar një bilanc me 2 fitore, 2 barazime e 1 humbje në fushën e tyre, por kanë fituar në transfertë në 3 ndeshjet e fundit. Ndërsa Genk ka mundur të shënojë të paktën një herë në fushë kundërshtare, ndërkohë që për ndeshjet në shtëpi ka 7 fitore dhe 1 barazim.

Lyon-Besiktas është një tjetër sfidë interesante e Ligës së Evropës. Skuadra franceze ka shënuar një mesatare të lartë të shënimit të golave me 16 të tillë në 4 ndeshjet e fundit. Kurse Besiktas nuk ka humbur asnjë ndeshje të Ligës së Evropës që pas transferimit nga Liga e Kampioneve, duke regjistruar nje bilanc me 3 fitore dhe 1 barazim.

Në “Amsterdam Arena” është rezervuar sfida mes Ajax dhe Schalke 04. Skuadra holandeze nuk njeh humbje në fushën e saj në ndeshjet evropiane prej 11 ndeshjesh. Për më tepër, ajo ka mundur të fitojë 5 sfidat e fundit që ka luajtur në këtë impiant. Schalke ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale edhe pse barazoi në 3 ndeshjet e fundit të saj. Pozitive për këtë skuadër është se në “Gelsenkirchen” ajo nuk njeh humbje, pasi ka 3 fitore dhe 2 barazime.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori