LAJMI I FUNDIT:

Sot takohen BDI-ja dhe LSDM-ja, kalkulimet kanë filluar për qeverinë e re të Maqedonisë

Sot takohen BDI-ja dhe LSDM-ja, kalkulimet kanë filluar për qeverinë e re të Maqedonisë

Ashtu siç paralajëmroi edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot pritet të realizohet takim ndërmjet partisë së tij dhe LSDM-së, në tentimin për të formuar qeverinë e re, pas mandatimit të Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica parlamentare përbëhet nga 67 deputetë, por a do të përfshihen të gjithë edhe në qeveri, mbetet që të shihet se si do të rrjedhin bisedimet. Lëvizja Besa më herët paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, nëse nuk do të marrin rol të rëndësishëm. Sipas tyre, nëse BDI e mori kryetarin e Kuvendit, LSDM do ta merr kryeministrin, atëherë partisë së tyre u takon ndonjë rol me rëndësi.

Aleanca për Shqiptarët sipas të gjitha gjasave do t’i thotë po pjesëmarrjes në qeveri dhe nuk pritet që të bëjë ndonjë problem për funlsionet që pritet t’i ofrohen, pasi që është më e vogla në këtë shumicë parlamentare.


Ali Ahmeti bëri të ditur dje se qeveri mund të ketë shumë shpejtë, çfarë lë të kuptohet se gjërat nuk do të vështirësohen.

Megjithatë, mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë me pikat e Deklaratës politike shqiptare, e nënshkruar nga BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Të tri partitë kanë thënë se nuk do të zmbrapsen nga nënshkrimi i saj.

Nga ana tjetër, ish-politikani Alajdin Demiri, deklaroi për Telegrafi Maqedoni se formimi i qeverisë do të jetë një proces i vështirë, për arsye se sjellja e partive politike është e tillë, duke shtuar se premtimet e Zaevit dhe partive shqiptare nuk do të jetë e lehtë për t’u realizuar.

Opinionisti Suad Misini tha për Telegrafi Maqedoni se pengesat e vetme të Zaevit mund të vijnë vetëm nga BDI-ja, nëse kjo parti nuk merr ndonjë pozitë të caktuar në qeveri. Edhe Bojan Mariçiq është i mendimit se vështirësitë mund të dalin në funksionet qeveritare që duhet të ndahen ndërmjet shumicës parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori