Sot nga ora 14 do të organizohen protesta nga disa subjekte shqiptare në Maqedoni. Lëvizja për Reforma PDSH, RDK me në krye Vesel Memedi, Shoqata e të Burgosurve Politik në Maqedoni, Illyricum Libertas dhe OVL-UÇK janë në Këshillin Organizativ të këtyre protestave në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Protestat janë akti nga ku nis çdo vullnet politik, i cili nuk ka mundur të shprehet ndryshe me mjete politike, përkatësisht institucionale.
Ne do të protestojmë kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, kundër proceseve të montuara politike, kundër burgosjeve të shqiptarëve, kundër kësaj qeverisjeje, kundër këtij sistemi, kundër këtij statusi. Protesta është para së gjithash një akt rezistence ndaj regjimeve.
Protesta e 22 prillit në veçanti ndaj gjendjes së padurueshme, që ka ardhur si pasojë e qeverisjeve antishqiptare, me zyra dhe zyrtarë antishqiptarë.
Nuk ka rëndësi data e protestës, rëndësi ka rezistenca dhe kauza jonë dhe këto para së gjithash flasin një gjuhë, gjuhën shqipe, sepse vetëm ashtu mund të realizojmë vetveten, vetëm në këtë mënyrë merr kuptim aktiviteti ynë politik. Çdo aktivitet që nuk është komplementar me këto kushte e konsiderojmë si pengesë ndaj aspiratave tona.
Protesta e 22 Prillit është protesta ndaj rendit, ndaj statusit, ndaj shtetit, ndaj pushtetit që ka riprodhuar vetveten tash e mbi 25 vjet, gjithmonë në dëm të shqiptarëve.
U bëjmë thirrje studentëve, unioneve të tyre, shoqërisë civile, organizatave të ndryshme jo-qeveritare, subjekteve politike shqiptare. Bëjmë thirrje tek çdo shtëpi ku flitet shqip, që fatin e vet ta lidh me vullnetin e përbashkët
Ne nesër do të manifestojmë kushtin e lirisë dhe demokracisë duke dalë në rrugë e protestuar. Do të protestojmë kundër sistemit. Kundër këtij sistemi diskriminues, segregues dhe antidemokratik. Do të ngremë zërin si kolektivitet sepse pikërisht si kolektivitet na janë mohuar të mirat e mirëqenia. Të bëhemi nesër në Shkup një trup i vetëm.” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre subjekteve./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Thirrje për pjesëmarrje masovike të shqiptarëve në protestën e nesërme në Shkup
Gjithashtu lexo: OVL-UÇK (Kombëtare): Dita e nesërme të jetë ditë e ngjashme me ditën e 14 marsit, 2001
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim