LAJMI I FUNDIT:

Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit si dhe zhvillohen dy ndeshje revyale për nder të tij

Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit si dhe zhvillohen dy ndeshje revyale për nder të tij

Sot (e premte) në orën 18:00 do të bëhet përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit, pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës së futbollit kosovar.

Kjo ceremoni do të organizohet nën organizim dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport para hyrjes zyrtare të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku do të vendoset shtatorja e Legjendës së futbollit mbarëkombëtar.

Të pranishëm në këtë ceremoni pritet të jenë kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, familja Vokrri si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit, si dhe miq të Legjendës.


Salihu: Të premten inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit, do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore
Lexo po ashtu Salihu: Të premten inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit, do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore

Ndërkaq, pas ceremonisë së zbulimit të shtatores, nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të zhvillohet turneu me rastin e ditëlindjes së Legjendës, Fadil Vokrri.

Në ndeshjen e parë, e cila fillon në ora 19:00 do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Legjenda, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas në fushën e gjelbër do të zbresin disa prej emrave më të shquar të futbollit mbarëkombëtar, pasi do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

FFK fton të gjithë komunitetin sportiv, bashkëlojtarët dhe miqtë e Fadil Vokrrit që sonte të jenë të pranishëm në këto dy organizime.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori