Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Sot do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Regjistrimi do të bëhet në ora 11:00, transmeton Telegrafi.
Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor:
11:00 Regjistrimi; 11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit; 11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024; 12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së; 12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës; 12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar; 12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit; 15:00 Shpallja e rezultateve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































