LAJMI I FUNDIT:

Sot Maqedonia do të jetë bashkë-nikoqire e takimit me Pence dhe me anëtaret e Kartës së Adriatikut

Sot Maqedonia do të jetë bashkë-nikoqire e takimit me Pence dhe me anëtaret e Kartës së Adriatikut

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, arriti dje pasdite në Podgoricë, ku sot pritet të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare dhe vendeve monitoruese të Kartës Adriatike, ku këtë vit, kryesuese është Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi dje qendra mediale e Qeverisë, Maqedonia së bashku me Malin e Zi është bashkë-nikoqire e ngjarjes së rëndësishme.

Pritet që amerikani Pence të theksojë angazhimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, politikat reformuese dhe sundimin e ligjit.


Në samit do të marrin pjesë kryeministra dhe kryetarë të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe shtetet me status monitorues, ndërsa Maqedoninë do ta prezantojë kryeministri Zoran Zaev.

Zaev, në prag të samitit në Podgoricë, ka theksuar se, do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së dhe nga vendet tjera-anëtare të NATO-s për pranim të Maqedonisë në Aleancës Veriatlantike, njofton AIM.

Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve monitoruese në grup, njofton AIM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori