Sot fillon faza e grupeve në turneun IEM Cologne – ekipet garojnë për çmimin afër 1 milion dollarë

Gjithsej 16 skuadra do të jenë në garë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë në turneun IEM Cologne, që po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë.
Tetë ekipet e ftuara i presin tetë ekipet tjera të cilat siguruan fazën e grupeve përmes fazës ‘Play-In’, në përballje në formatin ‘Bo3’.
Ekipet më favorite në këtë turne padyshim se janë FaZe, Na’Vi dhe ENCE, ndërsa ndeshjet më interesante për ditën e parë pritet të jenë ajo ndërmjet ENCE dhe Vitality si dhe NiP ndaj Heroic.
Ndeshjet do të fillojnë sot (e enjte) duke filluar nga ora 12:30, dhe do të transmetohen në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.
Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse dhe orarin e ndeshjeve:12:30 G2 – Movistar Riders 12:30 NIP – Heroic 16:00 Na’Vi – MOUZ 16:00 ENCE – Vitality 19:30 Cloud9 – Outsiders 19:30 Liquid – Spirit
(e premte)
12:30 FaZe – 00Nation 12:30 Furia – Astralis
/Telegrafi/



































