LAJMI I FUNDIT:

Sot Dita Botërore e autizmit shënohet edhe në Shkup

Sot Dita Botërore e autizmit shënohet edhe në Shkup

Me rastin e Ditës Botërore të vetëdijes për autizmin, sot pasdite në Qendrën për design dhe inovacione ‘Dhoma publike’-Shkup do të hapet ekspozita e fotografive me ilustrime, e quajtur ‘Zgjim’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Këta janë fëmijët dhe njerëzit të cilët janë shkak për ‘Zgjim’ të ri. Të gjithë fëmijët kanë ëndrra dhe dëshirat e tyre, ndërsa mënyra në të cilën i realizojnë i definon si personalitete. Si prindër dhe njerëz të cilët janë pjesë e kësaj shoqëriem duhet mjaft t’u japim hapësirë që të shprehen, t’i përkrahim në arritjet e tyre dhe tu tregojmë se nuk ekzistojnnuk ekzistojnë kufij, se mund të bëhen çka të dëshirojnë, por, kur kufizimet vijnë në formë të pengesave, atëherë fotografinë e ngjyrosim me ngjyra pak më ndryshe, ndërsa punët marrin kontekst tjetër’, njoftuan organizatorët.


Ekspozita do të jetë udhëtuese në të gjitha qytetet tjera të Maqedonisë. /Telegrafi/