Sot 36 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.654 testime për coronavirus, ndërsa 1.037 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-386, Tetovë - 110, Gostivar - 73, Kumanovë - 60, Strumicë - 57, Strugë - 50, Kërçovë - 43, Ohër - 35, Dibër -32, Prilep, Veles dhe Kavadarci - nga 21, Shën Nikollë - 18, Manastir - 17, Shtip -14, Gjevgjeli, Radovish dhe Valandovë - nga 9, Koçani - 8, Negotino dhe Probistip - nga 7, Resnja dhe Kriva Pallanka - nga 6, Delçeva dhe Kratova - nga 5, Krusheva - 4, Makedonski Brod - 2, Berova dhe Bogdanci - nga 1.
MSH informon se janë kanë ndërruar jetë 36 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 534 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 173.689, prej të cilëve 154.174 janë shëruar, ndërsa 5.818 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 13.697./Telegrafi/




















































