Sot 15 vjet më parë u publikua videoja e parë në Youtube – ishte vetëm 18 sekonda

Në epokën e mediave sociale, krijuesit janë duke punuar vazhdimisht për të krijuar përmbajtje të reja që janë edhe argëtuese dhe origjinale.
Por në YouTube, ku ka më shumë se miliardë përdorues, konkurrenca është e lartë, pasi videot duhet të “dallohen” nëse ata duan të mbijetojnë në konkursin më të madh për shikime.
Por, nëse do të ktheheshit në fillet e saj, do të gjesh një video në YouTube që përfshin natyrën e thjeshtë të mediave sociale – siç është një në formën e “Unë në kopshtin zoologjik”.
Më 23 prill 2020, videoja e parë në YouTube do të festojë përvjetorin e saj të 15-të, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, edhe sot videoja, e krijuar nga bashkëthemeluesi i YouTube, Jawed Karim, po vazhdon të mbetet “e fortë”.
Në videon 18 sekondëshe, e cila është shikuar më shumë se 90 milionë herë që është ngarkuar dy muaj pas krijimit të faqes dhe një muaj para fillimit publik beta të platformës, Karim përshkruan vizitën e tij për të parë te elefantët në kopshtin zoologjik të San Diego.
“Ja pra, këtu jemi para elefantëve”, tregon Karim, i cili ishte 26 vjeç në atë kohë. “Gjëja interesante për këta është se ata me të vërtetë kanë ‘hundë’ vërtet të gjatë dhe janë të lezetshëm”.
“Dhe kjo është gjithçka që duhet të themi”, përfundon bashkë-themeluesi i YouTube.
Ndonëse kjo video mund të jetë harruar, ishte modeli ideal për atë që YouTube shpresonte të bëhej – një platformë ku njerëzit mund të ndanin momente nga jeta e tyre, interesante apo jo.
Sot, në uebfaqen e YouTube thuhet: “Misioni ynë është t’u japim zërin të gjithëve dhe t’u tregojmë atyre botën”.
Formati gjithashtu krijoi një sferë të re në industrinë e mediave, duke ndryshuar mënyrën e qasjes së njerëzve dhe konsumimit të lajmeve.
Vetëm pesë muaj më vonë, YouTube arriti një tjetër moment historik, kur një reklamë virale e gjigantit “Nike” arriti shikime prej 1 milion pamje – video e parë e platformës që e bëri këtë – dhe deri në tetor të vitit 2006, Google kishte blerë kompaninë për 1,65 miliard dollarë.
Çfarë bie në sy është fakti se sa i përket rolit të Karim në evolucionin e YouTube pas ngarkimit të videos së parë, themeluesi i teknologjisë kurrë nuk ka “marrë rrogë, përfitime apo edhe një titull zyrtar”, sipas New York Times, por përkundrazi, shkoi në Stanford për gradën e tij master në shkencën e kompjuterëve.
Megjithatë, ai bëri para nga shitja, duke u larguar me 64 milionë dollarë aksione. Sot, Karim ka një vlerë neto të vlerësuar prej 140 milion dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën – Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri