Bazë për dëmshpërblim, sipas Ligjit të procedurës penale merret dëmi shpirtëror i një ish të burgosuri padrejtësisht. Sipas ekspertëve kjo është dëshmi e mjaftueshme për marrëveshje dëmshpërblimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe ish të dënuarve për rastin Sopoti. Ish gjykatësi Kushtetues, Dane Iliev vlerëson se të dënuarit duhet t’u nënshtrohen ekspertizave, që më pas ata të merren për bazë në procedurë gjyqësore.
“Baza për marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë ose padisë në gjyq për dëmshpërblim është vuajtja e përjetuar për shkak të privimit të padrejtë nga liria, paraburgimi ose dënimi me burg. Gjithçka merret parasysh dhe në fakt kjo është dhimbja familjare, shoqërore dhe në karrierë. Sipas asaj që më kujtohet, praktika gjyqësorë funksionon mbi parimin 100 euro për ditë të kaluar në burg si i privuar nga liria apo i dënuar – deklaroi Dane Iliev, Ish gjykatës Kushtetues.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thekson se dikasteri i saj nuk ka kritere përcaktuese. Sipas saj, që vlera mos të jetë e njëanshme dhe mbi faktin që nuk ka të drejtë ligjore, pala e dëmtuar duhet të drejtohet në gjykatë. Deskoska mohon zërat se për çështje financiare nuk është lidhur marrëveshja me Sopotasit.
“Problemi ekziston në faktin që Ministria nuk ka kritere mbi të cilat do të bëhet dëmshpërblimi. Gjyqi është organi kompetent që e përcakton lartësinë e vuajtjes shpirtërore. Bëhet fjalë për dëm jo material dhe duhet ta konstatojë organi përgjegjës, në këtë rast gjyqi, dhe kjo është procedurë e rregullt. E përsëris për këtë lloj dëmshpërblimi, vlera duhet caktuar nga gjyqi. Ministria nuk ka kritere, praktika apo akte ligjore mbi të cilat mund të vërtetohet dëmi. Unë nuk mundem që me të drejtën diskredicionale të lidhë marrëveshje. Për këtë ekziston procedurë standarde dhe i udhëzojmë në gjyq. Mjetet që do t’i caktojë gjykata, ministria do t’i paguajë dhe këtu nuk kemi dilema – tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
Më 19 mars të këtij viti, ish të dënuarit për rastin Sopoti u liruan nga akuza. Dy muaj më vonë në Ministrinë e Drejtësisë parashtruan kërkesë për dëmshpërblim, ndërsa javën që lamë pas dikasteri i lartpërmendur u referoi që të drejtohen në gjykatë. Vlera e dëmit që 6 nga të dënuarit e kërkojnë arrin në 144 milion denarë./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës