Sony me një model të papritur në treg!

Sony së fundmi ka zëvendësuar serinë Z të pajisjeve telefonike me serinë X e cila përbëhet nga Xperia X, Xperia X Premium dhe Xperia XA.
Ndërkohë tani, rrjedhësi i famshëm i informatave Evan Blass ka zbuluar të enjten një telefon të ri të kompanisë, që do të quhet Xperia X Compact.
Për më shumë, edhe ueb faqja zyrtare e kompanisë Sony në Holandë ka lëshuar informata mbi Xperia X Compact duke ofruar një link të ri mbi telefonin e ardhshëm.
Në anën tjetër, në ueb faqe shihet edhe një link tjetër mbi Xperia XZ që sugjeron se kompania ka ndër mend lansimin e më shumë modeleve të reja.
Detajet për Xperia X Compact janë të pakta, mirëpo bazuar në produktet paraprake, mund të presim një pajisje me ekran prej 4.7” dhe specifika më të thjeshta në krahasim me modelet më të mira të Sony.
Lajmërimi zyrtar i pajisjeve mund të ndodh në ngjarjen teknologjike IFA 2016 e cila do të mbahet në Berlin gjatë javës së ardhshme.



















































