LAJMI I FUNDIT:

Sony bën gati modelin e ri Xperia X?

Sony bën gati modelin e ri Xperia X?

Sony mund të jetë duke e ndërruar strategjinë për linjën e saj të telefonave përmes modelit të ri të telefonit të saj Xperia X, që është parë në një foto të lëshuar së fundmi.

Në GFXBench është parë një pajisje e cila duket të jetë Xperia X, pajisja e pa lansuar e Sony-t. E koduar si “Sony F8331”, modeli i ri i telefonit nga Sony e ka listën e specifikave që mund të jenë ato që përshtaten me modelin e shumë-përfolur Xperia X.

Këto specifika përfshijnë procesorin Snapdragon 820, ekranin në 5.1” dhe RAM memorien prej 3GB.


Ndër të tjera, pajisja e koduar me numrin serik F8331 ka versionin 6.0.1 të Android dhe dy kamera, në anën e përparme dhe të pasme.

Kamera e anës se përparme ka 21 megapiksel ndërkohë që kamera në anën tjetër ka 12 megapiksel.

Sony pritet që të zyrtarizoj pajisjen e re Xperia në ngjarjen teknologjike IFA, që mbahet në vjeshtë në qytetin e Berlinit.