Janë nëntë konkurentët e dalë nga tre fazat gjysmëfinale, që do të performojnë me nga një numër të ri. Do të jetë publiku që do t’i gjykojë ata, duke votuar në numrin 5509, ndërkohë që juria do të japë vetëm gjykime profesionale. Votimi do të nisë pasi të kenë mbaruar të gjitha performancat e konkurentëve. Ndërkohë që do të pritet rezultati, spektakli do të vazhdojë me një kolazh me shfaqje të reja të ish-konkurentëve të fazave gjysmëfinale, për t’i risjellë në vëmendjen e teleshikuesve. Por jo vetëm ata, do të jenë edhe prezantuesit Albana Osmani dhe Benet Kaci, që do të performojnë.

“Unë, Albana dhe balerinët e Top Channel kemi përgatitur një performancë shumë të bukur nga filmi “Moulin Rouge”. Unë do të këndoj dhe Albana do të vallëzojë me trupën e baletit”, shprehet Benet Kaçi për Top Channel.


Me autor Rezart Agën, regji të Ergys Lubonjës dhe skenografi të Fatmir Mingës, mbrëmja finale e “Albanians Got Talent” mbahet sonte në ora 20.45. /Top Channel/