Sonte fillon edicioni special i Final 8 Kupës së Kosovës në nderim të Agim Llukës

Final 8 Kupa e Kosovës zhvillohet këtë vit në Pejën e bukur, qytetin që jeton me basketbollin.
Këtë vit kjo ngjarje e madhe e basketbollit është speciale, pasi zhvillohet për nder të të ndjerit Agim Lluka.
Agim Lluka ka qenë themelues i Pejës dhe njëri nga drejtuesit e Korporatës Dukagjini.
KB Peja kishte bërë kërkesë në FBK për ta organizuar këtë vit Final 8 Kupën për nder të një njeriu që ka bërë shumë për qytetin e Pejës si dhe jetën letrare, arsimore, kulturore e sportive në këtë qytet.
Arena 'Karagaçi' pritet të jetë e stërmbushur në ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës, pasi në këtë qytet jetojnë me basketbollin.
Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve zhvillohet ajo e Grupit B mes Trepçës dhe Rahovecit me fillim nga ora 17:00.
Ndërkohë hapja solemne e edicionit 'Agim Lluka' në Final 8 Kupën e Kosovës bëhet nga ora 19:20.
E në fillim nga ora 20:00, Peja si organizatore e kësaj ngjarje të madhe luan me Sigal Prishtinën derbin e madh të basketbollit vendor.
Të enjten zhvillohen dy sfidat tjera çerekfinale ku takohen Golden Eagle Ylli - Drita si dhe derbi prizrenas Prizreni 16 - Bashkimi.
Ditën e premte luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, derisa finalja e madhe zhvillohet të dielën nga ora 18:00.
Orari i plotë i Final 8 Kupës së Kosovës 'Edicioni Agim Lluka'
Final 8 në Pejë
E mërkurë
14:00 Penza - Bashkimi
17:00 Grupi B: Trepça - Rahoveci
19:20 Hapja solemne
20:00 Grupi C: Peja - Sigal Prishtina
E enjte
14:00 Istogu - Vëllaznimi (Liga e Parë)
17:00 Grupi A: Golden Eagle Ylli - Drita
20:00 Grupi D: Prizreni 16 - Bashkimi
E premte
14:00 NEW Basket - Vushtrria (Liga e Parë)
17:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesit e grupit B-C)
20:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesit e grupit A-D)
E diel
12:00 Finalja e Kupës së Ligë së Parë
15:00 Finalja e Femrave
18:00 Finalja e Meshkujve
/Telegrafi/














































