Vdekja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur skenën muzikore shqiptare dhe publikun e gjerë.

Mes shumë reagimeve të artistëve dhe fansave, Soni Malaj ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke përkujtuar mikun e tij dhe duke shprehur pikëllimin për humbjen e një artisti dhe njeriu të veçantë.


Në postimin e saj, artistja përshkruan Shpatin si një mik, me një shpirt të bukur dhe talent të jashtëzakonshëm, që preku zemrat e shumë njerëzve me muzikën dhe energjinë e tij.

Ajo thekson se zëri, këngët dhe kujtimet që ai la pas nuk do të harrohen kurrë.

Postimi i plotë:

"Lamtumirë miku im…

Sot u zgjova me lajmin me te trishtuar. U shua papritur një zë, një shpirt i bukur, një artist që me talentin e tij preku zemrat e shumë shqiptareve anembane.

U shua një mik, një njeri me dritë, me qeshjen e tij të ngrohtë, me shpirtin e tij të pastër që gjithmonë gjente forcë t’i jepte muzikës më të mirën e vetes.

Është e vështirë të pranohet se një atak kardiak mund të marrë kaq padrejtësisht dikë që kishte kaq shumë për të dhënë.

Por zeri yt, këngët e tua, momentet e paharrueshme që ke lënë pas tek ne nuk do te harrohen.

Do të jetojë mirë­sia jote, pasioni yt, zeri dhe muzika jote

Sot nuk humbëm vetëm një artist ,humbëm një shpirt të rrallë.U prehsh në paqe, miku im.Drita jote nuk do të fiket kurrë". /Telegrafi/