Pyper dhe Valicon në një sondazh të realizuar gjatë muajit shkurt ka gjetur se rritja e çmimeve vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve në Kosovë.
Sipas këtij hulumtimi del se Kosova po përjeton më pak përmirësim financiar sesa vendet e tjera të rajonit.
“Kosova po përjeton më pak përmirësim financiar sesa vendet e tjera. Të anketuarit po blejnë më pak se gjashtë muaj më parë. Inflacioni ka pasur ndikim të madh në Kosovë, ku 73 për qind e të anketuarve e kanë përmendur atë si shqetësimin kryesor”, thekson hulumtimi.
Po ashtu, qytetarët në vend situatën aktuale po e perceptojnë si të pashpresë, kaotike dhe të pakëndshme.
“Indeksi i Normalitetit në Kosovë ka dalë të jetë më i ulëti që tregon se kosovarët e perceptojnë situatën aktuale si të pashpresë, kaotike dhe të pakëndshme”, shton raporti.
Aty thuhet se kosovarët kanë më shumti besim në qeverinë e tyre krahasuar me disa vende të Ballkanit.
“Kosovarët kanë më së shumti besim në qeverinë e tyre në krahasim me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën”, përfundon Pyper.
Indeksi i Normalitetit, që mat situatën aktuale, ndryshon nga -44 në Kosovë deri në 1 në Kroaci. Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Sllovenia kishin pikë negative, tregues se respondentët në ato vende po përjetojnë një nivel pesimizmi dhe kaosi në jetën e tyre.
Indeksi i Statusit Financiar tregoi një trend të ngjashëm. Serbia kishte nivelin më të ulët të indeksit me -47, ndjekur nga Kosova me -34 dhe Bosnja e Hercegovina me -32 pikë.
Niveli i Konsumit ka shënuar po ashtu zvogëlim në të pesë shtetet, ku Serbia kishte nivelin më të ulët me -66 dhe Kosova me -64 pikë. Përgjigja më e zakonshme ndaj këtyre ndryshimeve ishte se respondentët po blinin më pak produkte se sa gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës