Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet e fundit në veri.


Mbi 79% e qytetarëve mendojnë se vendosja e reciprocitetit të targave me Serbinë do të ndikojë pozitivisht në imazhin e Kosovës. 6% mendojnë se ky veprim i Qeverisë do të ndikojë negativisht ne imazhin e Kosovës. Rreth 15% mendojnë se ky vendim nuk do të ketë ndikim në imazhin e Kosovës.

Mbi 66% e qytetarëve mendojnë se vendosja e reciprocitetit do të ndikojë mirë në dialog. 17% mendojnë se vendimi ndikon keq në dialog. 17% mendojnë se ky vendim nuk do të ketë ndikim në dialog.

Mbi 90% e qytetarëve mendojnë se Qeveria e Kosovës duhet të implementojë është faza tjera të reciprocitetit. Rreth 10% mendojnë se Qeveria nuk duhet të implementojë faza tjera të reciprocitetit.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS) Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Slide1 4

Slide2 4

Slide3 4

Slide4 4

Slide5 4

Slide6 4

Slide7 4