Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me situatën e pandemisë dhe veprimet e fundit qeveritare.


Rreth 64% e qytetarëve të anketuar mbështesin rivjendosjen e orës policore. 36% kanë qenë kundër këtij vendimi të qeverisë.

Rreth 56% e qytetarëve mendojnë se masat e vendosura nga qeveria janë të mjaftueshme për ta frenuar përhapjen e pandemisë. Mbi 44% mendojnë se masat janë ta pamjaftueshme për ta parandaluar përhapjen e pandemisë.

Mbi 75% e qytetarëve mendojnë se shtimi i gjobave do të ndikonte në respektimin e masave nga qytetarët. Rreth 25% mendojnë se shtimi i gjobave nuk ndikon në uljen e numrit të rasteve.

Slide1 7

Slide2 7

Slide3 7

Slide4 7

Slide5 7

Slide6 6

Slide7 6