Një fundjave e ngjeshur me fushatë elektorale në SHBA, republikani Donald Trump dhe demokrati, Joe Biden po vazhdojnë të kërkojnë besimin e amerikanëve.

Trump fitoi Arizonën me tre për qind në zgjedhjet e fundit dhe republikanët kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952 - përveç vitit 1996.


Por sot është përsëri në lojë. Në votimin e senatit 2018, republikanja Martha McSally u mposht nga demokratja, Kyrsten Sinema, raporton BBC.

Një sondazh i fundit nga Universiteti Monmouth sugjeron që Joe Biden po udhëheq në këtë shtet.

Arizona është shtëpia e një popullsie të madhe mormonësh dhe New York Times raporton se mormonët janë ngopur me presidentin dhe kjo mund të jetë vendimtar për fitoren e Bidenit në Arizonë. /Telegrafi/

b972a9ec a5cf 4700 b696 d48bbf19ea87