Solli në jetë foshnjën gjatë festivalit dhe u largua duke e lënë foshnjën të vdesë – gruaja nga Bangkoku e bëri këtë veprim për të vazhduar ahengun

Ky është momenti shokues kur një grua sjell në jetë fëmijë gjatë një festivali – duke u larguar dhe lënë foshnjën të vdesë me qëllim që të mund të argëtohet.
Kamerat e sigurisë kanë kapur nënën e cila kishte festuar në festivalin Songkran në Bangkok – duke sjellë në jetë foshnjën në një parking dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe – duke e lënë të vdesë foshnjën.
27-vjeçarja e identifikuar nga policia si Piyathida, shihej duke përjetuar dhimbje derisa mbante belin dhe lëvizte përreth veturës, transmeton Telegrafi.
Ajo shihet duke hequr rrobat pranë veturës së parkuar, dhe pas lindjes shihet duke u larguar nga vendi për të vazhduar me ahengun.
Piyathida kthehet në festival në fshatin Rotsarin në qarkun e Bangkokut. Një grup kalimtarësh rasti shihen gjashtë minuta më vonë duke parë foshnjën.
Edhe pse në ato momente ishte gjallë – foshnja nuk ka mundur të shpëtohet dhe si pasojë ka humbur jetën. Kur është konfrontuar me policinë, ajo fillimisht mohoi pretendimet, por më vonë ka pranuar gjithçka pasi u shtri në spital.
Policia ka njoftuar se ajo ishte nën ndikim të alkoolit dhe se i ka edhe dy fëmijë tjerë më ish-bashkëshortin. Që të dy fëmijët e saj të tjerë janë marrë nën kujdes nga autoritetet, kurse ajo vazhdon të trajtohet në spital. /Telegrafi/


















































