Solari: Jam i kënaqur me Iscon

Santiago Solari është shprehur i kënaqur me Iscon pasi ai startoi në ndeshjen e Kupës ndaj Melillas.
Organizatori spanjoll ishte konfirmuar në stol që prej se Solari mori klubin mbretëror në drejtim.
Madje, u spekulua për prishje të marrëdhënieve mes dyshes, por tash si duket gjithçka është në rregull mes tyre.
"Jam shumë i lumtur për Iscon, më erdhi keq që ai humbi një rast në pjesën e parë, do të ishte një gol i mrekullueshëm".
"Jam shumë i kënaqur me Asension dhe dy golat e tij, e po ashtu edhe me Viniciusin që shënoi një gol tjetër", u shpreh Solari.
Real Madridi mposhti Melillan me rezultat 6-1.
Ndërkaq, aventura vazhdon për një tjetër Kupë mesjavën e ardhshmë kur pritet skuadra e CKSA Moskës e cila kërkon fitore në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/






















































