Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se diskutimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Kosovën nuk ka qenë ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
“Nuk mund të jetë ndërhyrje qasja e Shqipërisë, kryeministrit Rama, pasi askush tjetër nuk mund t’i zgjidh çështjet mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë, përpos vetë shtetet, nuk është ndërhyrje madje është lehtësim. Mund të duket për dikë qasja e Ramës patronazh, por çdo diskutim që bëhet nga Shqipëria me Serbinë është dakordim i dyanshëm”, tha Havolli.
Ai ka komentuar edhe deklarimin e raportueses në Parlamentin Europian për heqjen e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, që ka kërkuar demarkimin e kufirit me Malin e Zi para procedimit më tutje të procesit, duke theksuar se është cështje kohe para se demarkacioni të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Konstatimi i zonjës Fajon ka qenë i njohur, madje qeveria e Kosovës ka kohë që e ka diskutuar këtë çështje. Është çështje procedurale se kur do të procedohet Demarkacioni në Kuvend. Qeveria e ka pranuar raportin e komisionit për shënimin e vijës kufitare dhe vlerëson se ai ka qenë vlerësim korrekt dhe është konfirmuar nga komisioni ad-hoc i krijuar nga presidentja Jahjaga gjithashtu edhe departamenti i Shtetit”, tha ai.
“Duhet të kalojë pasi kjo është një vijë e shënuar saktë. Nuk duhet të ketë plan B për diçka që është bërë mirë. Besoj që deputetët do të binden vetë me dokumentacionin që do të dërgohet në Kuvend. Nuk duhet të ketë mendimë për plane B apo C, pasi kjo çështje është shumë e qartë”.
Duke folur për në Samitin e Parisit, Havolli ka thënë se vendi është prezantuar me një varg projektesh.
“Ka pas rezultat konkret në Samitin e Parisit, pasi janë funksionalizuar çështjet. Nga vendet e Ballkanit janë tri projekte që janë vendosur për t’u financuar në këtë fazë. Lidhja hekurudhore ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, lidhja hekurudhore e Kosovës në kufi me Maqedoninë dhe lidhja hekurudhore në Bullgari”.
Ai ka deklaruar se ka një qasje përgjithësisht të mirë të liderëve të vendeve të rajonit ndërmjet vete, e në rastin konkret mes kryeministrit të vendit Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kryeministri Mustafa i ka paraqitur projektet konkrete në takime, ekziston një qasje relativisht pragmatike e të gjithë kryeministrave të rajonit, edhe kryeministri Vuçiq e ka një qasje pragmatike në këtë mes. Ne jemi të gatshëm ta përfundojmë autostdratën deri në Merdarë, normalisht edhe Serbia duhet ta kryej pjesën e vetën. Nuk ka pasur takime kokë me kokë me kryeministrin Vuçiq, takimet kanë qenë të përbashkëta”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker