SofaScore përzgjodhi formacionin e vitit në La Liga për vitin 2020 – dominojnë Reali e Barcelona

SofaScore ka përzgjedhur formacionin për vitin 2020, duke i mbledhur të gjitha vlerësimet e lojtarëve që janë përformuar më së miri.
Ky formacion është i dominuar nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës që kanë nga tre.
Pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga skuadrat si Atletico Madridi, Sevilla, Real Betisi, Villareali dhe Celta Vigo.
Lionel Messi është përzgjedhur si lojtari më i mirë i vitit, duke u vlerësuar me notën e përgjithshme 8.25.
Skuadra është e përpiluar në skemën 4-3-1-2, e që Sofa Score e ka sjell me grafikon vlerësimesh. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































