Këngëtari i hitit “Drop It Like It's Hot” është duke incizuar një album për bamirësi dhe planifikon që të gjitha paratë e fituara (afër pesë milionë dollarë) t’i dhurojë për t’u ndihmuar të rinjve.

AllHipHop.com njofton se objekti i kësaj qendre artistike kushton 140 milionë dollarë dhe do të përmbajë një sallë gjimnastike dhe qendër fitnesi, pastaj pishina për notim dhe arena sportive, ndërsa objekti ndërtohet në njërën nga lagjet më të varfra të Long Beach.