LAJMI I FUNDIT:

Me snajperin që u gjet në deponë e armëve dyshohet se u vra Gëzim Sinomati

Me snajperin që u gjet në deponë e armëve dyshohet se u vra Gëzim Sinomati

Luçiano Deraj hesht para policisë. Dyshohet se ndihmoi grupet kriminale.

Një prej snajperëve të gjetur në depon e armatimit që u zbulua në Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarja e ndodhur në Janar të këtij viti.
Ky dyshim është ngritur nga Policia e Vlorës, për shkak se gjatë hetimeve për vrasjen e të riut, u zbuluan informacione për bazën e armatimit.

35-vjeçari Luciano Deraj i njohur dhe me emrin Albano, ka refuzuar të flasë para oficerëve të policisë, duke mos treguar origjinën e armëve dhe me grupet kriminale që mund të ketë lidhje. Por burime nga policia bëjnë me dije se ai dyshohet se lidhet me grupe kriminale në Vlorë, Fier apo dhe qytete të tjera. Dyshimet e policisë janë se Deraj u ka vënë në dispozicion bazën materiale atyre për të kryer krime dhe më pas i ka fshehur në banesën e tij.


Baza me armatime në Vlorë, ky është i arrestuari - anëtar i një grupi kriminal
Lexo po ashtu Baza me armatime në Vlorë, ky është i arrestuari - anëtar i një grupi kriminal

Në banesën e 35-vjeçarit Deraj, pronar i një servisi makinash, u gjetën disa lloj armatimesh, si snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e policisë së Vlorës, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Pjesë e armatimit të rëndë ishte dhe një pistoletë stilolaps.

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë teknike, balistike dhe biologjike. Ekzaminimi i armëve do të kryhet pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori