Smartphone i tretë i Acer vjen në Indi brenda pak ditësh - zbulohen detaje të kamerës së tij

Acer është duke u rikthyer në tregun indian të smartfonëve më 15 prill në partneritet me Amazon.
Dhe së fundmi thuhet se janë publikuar disa detaje të tjera rreth një prej telefonave të saj të ardhshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pajisja “ende pa emër” thuhet se ka një kamerë kryesore 64 MP duke përdorur një sensor Sony (i cili nuk është specifikuar).
Sensori Sony i kamerës kryesore supozohet se "premton fotografi të përmirësuar në dritë të ulët" dhe sigurisht që do të flitet edhe për AI.
Telefonat do të projektohen, prodhohen dhe shpërndahen nga Indkal Technologies e Indisë, e cila duket se sapo ka licencuar emrin Acer.
Indkal prodhon gjithashtu televizorë të markës Acer për tregun indian. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































