Smajl Latifi: I "sëmuri psikik" do të jem gjithnjë!

Ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po e quajnë “i sëmurë psikik”, duke thënë se ndihet shëndoshë e mirë.
“Unë, Smajl Latifi që dikush më paska diagnostifikuar si i ‘sëmuri psikik’ vazhdoj edhe sot të ndihem mirë e shëndosh si molla, ngase isha bërë pengesë për aprovimin në Kuvendin e Kosovës dhe më pastaj edhe isha kundër zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit. Po ju vë në dijeni se ‘sëmundja psikike’ nuk po më hiqet dot as sot kur jam kundër: *Asociacionit/ Zajednicës; * Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi; * Qeverisjes së keqe e të zhytur në krim e korrupsion; * Nepotizmit në punësim e mënyrës së sjelljes së "shefave" si dhe gjuhës banale e fyese që ata flasin; * Se si ata e përdorin shtetin dhe resurset e tij sikurse të ishin vetë pronarët e Kosovës. ... E pra, unë i "sëmuri psikik" do të jem gjithnjë: - kundër rrënimit të vlerave kombëtare, historike; - kundër rrënimit të vlerave të shoqërisë ku jetojmë; - kundër klanit * PRONTO* 1, 2 etj., etj. ... Unë vazhdoj të ndihem edhe më mirë, kur nuk i bindem askujt që i bën keq të sotmes dhe të nesërmes së popullit dhe vendit tim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/





















































