LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 21° clearsky_day

Skuqet lumi i Banullës në Lipjan nga gjaku i kurbanëve, mbetje tjera të kafshëve hidhen në hapësira publike

Skuqet lumi i Banullës në Lipjan nga gjaku i kurbanëve, mbetje tjera të kafshëve hidhen në hapësira publike

Myslimanët sot në Kosovë dhe në gjithë botën kremtuan Kurban Bajramin, festë kjo e cila njihet me faljen e namazit dhe therjen e Kurbanit.

Pas namazit të Bajramit, në vende të ndryshme të Kosovës u therën shumë bagëti për kurban, por jo në kushte adekuate.

Pavarësisht thirrjeve të institucioneve përgjegjëse që kurbanët të theren vetëm në vende të licencuara ku garantohet higjiena, disa qytetarë vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm në raport me këtë çështje.


Një qytetar nga Banulla e Lipjanit në kushte anonime ka dërguar këtë video për Telegrafin dhe ka shprehur shqetësime se si lumi në këtë lokalitet është mbushur me gjakun e kurbanëve gjatë festës së Kurban Bajramit.

Ndërkohë kanë ardhur edhe foto të ndryshme nëpër lokalitete të Lipjanit që mbetjet nga Kurbani i kanë hedhur vend e pa vend.

Therja e kurbaneve duhet të bëhet në vende adekuate, sepse në të kundërtën rrezikohet shëndeti i atyre që konsumojnë produktet që nxirren nga kafsha e therur./Telegrafi/





Në trend

Më shumë
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Ndërkombëtare
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Drejtësi
Politika

Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?

Botë

"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi

Premier League
Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë

Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë

Evropa

"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë

Serbia
Kalo në kategori