Edhe këtë vit katër skuadra kosovare marrin pjesë në garat evropiane si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Ballkani si kampion në fuqi luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Llapi në ato të Ligës së Evropës derisa Malisheva nga rrethi i parë e Drita nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës.


Tanimë të gjitha skuadrat kosovare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë këta aktual.

Ballkani përballet në rrethin e parë me skuadrën nga Andorra Santa Coloma dhe në rast se kalon tutje përballet me: Bodo/Glimt, Midtjylland, Sparta Pragë ose Malmo.

Screenshot 6 25

Llapi që luan në Ligën e Evropës ka mësuar dy palë kundërshtarë të mundshëm, në rast kualifikimi në rrethin e dytë ose në rast eliminimi.

Në rast kalimit në rrethin e dytë, kundërshtarët e mundshëm të Llapit janë: Ajax, Molde, Rapid Wien, Trabzonspor ose Cercle Brugge.

Screenshot 7 10

Ndërkohë nëse eliminohen nga rrethi i parë i Ligës së Evropës, Llapi atëherë do të luaj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës dhe kundërshtarët e mundshëm janë: KAA Gent, Stjarnan (Isl) ose Linfield (Nir), Una Strassen (Lux) ose KuPS Kuopio (Fin), Vaduz dhe Brondby.

Screenshot 8 11

Malisheva për herë të parë do të luaj në garat evropiane dhe në rrethin e parë takohet me Budocnostin e Malit të Zi. Në rast se kalojnë tutje, atëherë kundërshtarët e Malishevës janë: Siauliai (Ltu) ose Levadia Tallinn (Est), Bravo (Slo) ose Connah's Quay Nomads (Wal), Puskas Akademia (Hun), CSKA 1948 (Bul) ose Sliema Wanderers (Mlt).

Screenshot 5 25

Drita do të luaj nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës derisa ka mësuar edhe emrat e pesë kundërshtarëve të mundshëm.

Gjilanasit sot mësojnë se me cilën skuadër do të përballet në rrethin e dytë të kësaj gare. Kundërshtarët e mundshëm të Dritës janë: Legia Warszawa, Hajduk Split, Tikves (Mac) ose Breidablik (Isl), Austria Wien dhe Mlada Boleslav. /Telegrafi/

Screenshot 4 39

telegrafi sport app