Ipswich Town ka arritur inkuadrimin në Ligën Premier pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Championship.

Dy vite më parë ata ishin në kategorinë e tretë angleze (League One), por pas inkuadrimit në Championship ata arritën të futen edhe në elitën e futbollit anglez.


Megjithatë Ipswich nuk është i interesuar të jetë vetëm numër në elitë, por duan të lënë gjurmë dhe po tentojnë të bëjnë transferimet e qëlluara.

Transferimet e para të Ipswich duket se do të jenë nga Arsenali, pasi skuadra bardhekaltër ka bërë një ofertë të lartë prej 60 milionë funteve (70 milionë eurove) për dy lojtarët e Topçinjve, Emile Smith Rowe dhe Eddie Nketiah.

Dy futbollistët anglez kanë potencial të madh, por nuk kanë hapësira te londinezët dhe pritet të largohen në verë.

https://twitter.com/Afcmex/status/1787534867296624738

Ipswich është skuadër që i ofron një fanellë titullari për të dy lojtarët dhe kjo ofertë është e mirëseardhur për Arsenalin për përforcime të reja. /Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.

telegrafi sport app