LAJMI I FUNDIT:

Skriniar pritet të jetë gati për përballjen e Interit ndaj Real Madridit

Skriniar pritet të jetë gati për përballjen e Interit ndaj Real Madridit

Milan Skriniar mund të kthehet nesër (e enjte), pasi Interi synon të ketë përsëri në ekip reprezentuesin sllovak e në veçanti për ndeshjen kundër Real Madrid.

Skriniar rezultoi pozitiv me coronavirus gjatë detyrës ndërkombëtare dhe është në karantinë në Sllovaki që atëherë.

Por, mbrojtësi sllovak mund të kthehet nesër (e enjte) në Itali dhe t’i bashkohet Nerazzurrëve.


Gazeta Tuttosport zbulon se mbrojtësi ka një rezultat negativ nga testi i bërë dhe pritet të udhëtoj në Milano për t’iu bashkuar grupit në trajnim në Pinetina.

https://twitter.com/FNerazzurra1908/status/1321486345844543491

Nerazzurrët nuk kanë në plan ta kthejnë atë në aksion kundër Parma në San Siro këtë fundjavë.

Drejtuesit dhe trajneri Antonio Conte thuhet se shpresojnë ta kenë gati dhe në formë për takimin vendimtar me Realin në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme. /Telegrafi/