Më shumë se 200 palestinezë u vranë ndërsa Izraeli sulmoi Gazën për të liruar katër pengje, pretendon Hamasi, në një nga ditët më të përgjakshme të luftës.
Gjatë misionit, i përshëndetur si “heroik” në Izrael, ushtria tha se liroi pengjet nën të shtëna armësh dhe u përgjigj me goditje “nga ajri dhe nga rruga”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por sulmi që pasoi në Al Nuseirat të Gazës qendrore, një kamp historik refugjatësh palestinezë, çoi në skena si një “film horror”, sipas banorëve.
Ndërsa Izraeli pranoi “më pak se 100” viktima palestineze, Hamasi tha se të paktën 210 njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur – megjithëse nuk është e qartë se sa ishin militantë.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe banorët e Gazës thanë se sulmi vrau shumë njerëz dhe la trupa burrash, grash dhe fëmijësh rreth një tregu dhe një xhamie.
“Ishte si një film horror, por kjo ishte një masakër e vërtetë”, ka theksuar Ziad, 45 vjeç, një ndihmës mjek dhe banor i Nuseirat.
“Dronët dhe fluturaket luftarake izraelite qëlluan gjatë gjithë natës në shtëpitë e njerëzve dhe mbi njerëzit që u përpoqën të largoheshin nga zona”.
“Për të liruar katër persona, Izraeli vrau dhjetëra civilë të pafajshëm”, ka shtuar ai.
Dhe një reagim ka ardhur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, i cili tha se raportet për “një tjetër masakër” janë “të tmerrshme”.
“Ne e dënojmë këtë me termat më të ashpër”, shtoi ai. “Gjakderdhja duhet të përfundojë menjëherë”.
Ndërsa ministri izraelit Eli Cohen u kundërpërgjigj, duke akuzuar Borrell se dënoi shpëtimin kur ai duhej të kritikonte Hamasin për “fshehjen e pengjeve” pas civilëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë