Aktorja britanike ka njoftuar se ajo dhe bashkaktorja e saj Rachel Nichols kanë një përleshje ‘brutale’ në filmin e ri aksion “G.I Joe: The Rise of Cobra”.

“Nuk ndihesha si heroinë derisa e mora armën në dorë. Rachel dhe unë kemi bërë përleshjen më të fortë të femrave të cilën e keni parë ndonjëherë. Dua të them është një përleshje e meshkujve, por ndërmjet femrave”, ka treguar aktorja për revistën “Total Film”.