LAJMI I FUNDIT:

S’ka pajtim rreth projekt-rezolutës për dialogun, seanca vazhdon nesër

S’ka pajtim rreth projekt-rezolutës për dialogun, seanca vazhdon nesër

Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën e pasdites arritjen e konsensusit politik për miratimin e projekt-rezolutës së propozuar nga opozita lidhur me dialogun me Serbinë.

Partitë e koalicionit qeverisës kanë kërkuar harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një rezolutë të përbashkët që do të hidhej në votim.

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e ka të paqartë prezantimin e projekt-rezolutës së LDK-VV-Alternativa, e prezantuar nga shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, duke thënë se ai ka shtuar 6 pika në tekst për të arritur konsensus lidhur me dialogun, por kjo nuk ka ndodhur.


“Kjo është bërë në një mënyrë të qëllimshëm për të dalë nga situata aktuale. Kërkoj nga opozita që të tregojnë se cilat pika janë të papranueshme. Të ulemi bashkë nesër, kemi edhe seancën dhe t’i diskutojmë këto pika dhe të arrijmë në harmonizimin e tekstit dhe ta hedhim për votim nëse opozita dëshiron të arrijë diçka të përbashkët dhe jo ta shfrytëzojë për konsum ditor, duke mos i ofruar zgjidhje qytetarëve për dialogun, por duke e vazhduar garën e inateve që kaq muaj janë duke e lënë vendin në ngecje”, tha Krasniqi.

Edhe shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi kërkoi harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një  rezolutë me pika të harmonizuar.

Bilall Sherifi, shef i GP të Nisma, kërkoi që harmonizimi i qëndrimeve të partive politike të bëhet nesër dhe të shihen se cilat janë pikat e papranueshme për opozitën.

“Nesër të ulemi dhe të shohim si mund të arrijmë deri te një rezolutë e përbashkët, por në asnjë mënyrë të iket nga esenca që procesi i dialogut të përfundojë në dëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pyetur propozuesin e projekt-rezolutës Avdullah Hoti nëse dëshiron ta hedhë në votim, duke pasur parasysh se në sallë nuk ka kuorum.

Shefi i GP të LDK-së Hoti propozoi që në mungesë të kuorumit nesër para seancës së Kuvendit të Kosovës të mbahet një takim për të diskutuar këtë çështje bashkërisht.

Ndryshe, seanca do të vazhdojë nesër.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori