LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMShCK, Kuvendi shkon në pauzë

S’ka kuorum për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMShCK, Kuvendi shkon në pauzë
Foto: Arkiv

Mazhoranca në Kuvendin e Kosovës nuk ka siguruar votat e nevojshme për shkarkimin e pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Vetëm 55 deputetë morën pjesë në procesin e votimit, andaj në mungesë të vendimmarrjes kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë. Megjithatë, tentimi për shkarkim të këtij këshilli u kundërshtua nga opozita dhe u konsiderua si tendencë arbitrare për kapjen e institucioneve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke arsyetuar shkarkimin, tha se i njëjti duhet të bëhet për shkak të politizimit dhe emërimet jo meritore.

“Kërkojmë të votohet shkarkimi i këtyre anëtarëve për arsye të politizimit dhe emërimet jo meritore që kanë qenë një nga shqetësimet kryesore të BE-së, e të cilat janë shfaqur në raportin e progresit prej vitit 2013 deri 2020. Politizimi dhe nominimi nepotist dhe jo meritor…Ky bord nuk është meritor, është politikë nga natyra”, tha Muja.

Këtë arsyetim të deputetit Muja e kundërshtoi kolegu i tij nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shefi i grupit parlamentar Abelard Tahiri, i cili tha se me këtë veprim deputetët e mazhorancës po bëjnë vepër penale.

“Të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës nuk do të thotë që ke mundësi të abuzosh me detyrën zyrtare. Njëjtë sikur ministër, kemi pasur raste kur atyre iu ka ngritur aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sot këta deputetë që janë sponsorizua të kësaj iniciativë, jo ata që e votojnë, po bëjnë një vepër të pastër penale. Duke keqpërdorur pozitën e deputetit, duke propozuar shkarkimin e këtyre anëtarëve pa pasur bazë ligjore dhe vendim të ndonjë gjykate që këta kanë bërë veprime në kundërshtim me ligjin. Në anën tjetër, nuk mund të bësh vlerësim kolektiv, por për secilin”, tha Tahiri.

Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet për shkatërrim të institucioneve të pavarura kushtetuese.

“Shprehim shqetësimin tonë me këtë veprim të komisionit, i cili me shumicë një partiake ka vendosur t’i rekomandojë kuvendit në mënyrë të kundërligjshme për ndërprerje të mandatit të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës… Është një logjikë arbitrare e shkatërrimit të institucioneve të pavarura kushtetuese”, tha Veliu.

Kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

“Ky këshill ka një mandat që buron prej këtij Kuvendi. Ndërprerja e këtij mandati do të duhej të vinte mbi një vlerësim që duhet të bënte komisioni apo një trup i cili do të analizonte shkeljet e këshillit si organ kolektiv dhe jo si anëtarë dhe njerëz individualë në këtë këshill”, tha Tahiri.

Pas këtij debati, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka caktuar një pauzë të punimeve të seancës plenare deri në orën 16:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori